THIRRJE E HAPUR PËR PJESËMARRËS
PUNËTORIA: HISTORY NOW me Lilach Dekel Avneri dhe Allex. (Liat) Fassberg
History Now është punëtori praktike dhe hulumtuese me artisten e teatrit dhe regjisoren e grupit performativ Pathos Mathos, Lilach Dekel Avneri. Në këtë punëtori, pjesëmarrësit do të punojnë me materiale të gatshme tekstuale historike, për të krijuar një performancë për kamerë. Përpos Lilach, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të punojnë edhe me Allex. (Liat) Fassberg, dramaturge izraelite që jeton e punon në Berlin.
Përgjatë punëtorisë, pjesëmarrësit do të ribashkohen me përgjegjësinë e vet si krijues për të sjellë historinë në skenë dhe ekzaminuar atë përmes përdorimit të mjeteve bashkëkohore. Ata poashtu do të kenë mundësinë të punojnë me materiale të ndryshme historike si dëshmi, protokole dhe vepra arti nga e njëjta periudhë, të cilat do të shërbejnë si bazë për krijimin e një kornize tekstuale post-dramatike. Aktorët pjesëmarrës duhet të jenë aktorë kreativë, të përfshirë në proces dhe jo thjesht ekzekutues të vizionit të regjisores.
Kush mund të aplikojë?
Aktorët dhe aktoret nga Kosova të grupmoshës 18-35 vjeç kanë të drejtë aplikimi
Çështje praktike:
Ky aktivitet realizohet në bashkëpunim me Pathos-Mathos nga Izraeli.