Qendra Multimedia nga Prishtina, Kosovë, organizon për herë të parë Qendra Multimedia Showcase 2018, që do të mbahet në Prishtinë prej 19 – 21 tetor 2018.
Përzgjedhësit e festivaleve nga jashtë, partnerë të mundshëm nga vende të tjera, teatrologë dhe dashës të teatrit, do të mund të shohin 4 performanca teatrore nga Qendra Multimedia.
Programi i detajizuar do të publikohet shpejtë, por këto shfaqje do të ipen:
19 tetor – PREMIERË BOTËRORE e një performance të re teatore *** detajet do të publikohen më vonë
20 tetor – PER GYNTI NGA KOSOVA
20 tetor – 55 SHADES OF GAY
21 tetor – NJË SHFAQJE ME KATËR AKTORË DHE DISA DERRA DHE DISA LOPË DHE DISA KUAJ DHE NJË KRYEMINISTËR DHE NJË LOPË MILKA DHE DISA INSPEKTORË VENDORË DHE NDËRKOMBËTAR
Të gjitha shfaqjet do të ipen me titra anglisht.
Na njoftoni nëse dëshironi të merrni pjesë! Na dërgoni e-mail në [email protected] në mënyrë që të ju ofrojmë më shumë informata.
Photos by: Jetmir Idrizi