Në data: Vjeshta në Qendrën Multimedia



Në sezonën e vjeshtës, Qendra Multimedia do të prodhojë shfaqjen “Negotiating Peace” një produksion ndërkombëtar në bashkëpunim me Teatro della Pergola (Itali); Festivalin euro-scene Leipzig (Gjermani); Teatrot e Qytetit Pragë (Çeki); R.A.A.A.M (Estoni); Mittelfest (Itali); Kontakt (Bosnjë dhe Hercegovinë); Black Box Teater (Norvegji) dhe My Balkans (SHBA/Serbi). 

Ndërsa shfaqjet “Burrnesha”; “Kthimi i Karl Majit”; “The Handke Project”; “Gadjo” e “Negotiating Peace”  do të vazhdojnë turneun në rajon e në Evropë. 

Në fund të muajit tetor, Qendra Multimedia do të organizojë edicionin VI të Kosovo Theatre Showcase, i cili sivjet organizohet në partneritet me IETM - një nga rrjetet më të mëdha dhe më të vjetra kulturore ku përfaqësohen më shumë se 500 organizata e individë - punëtorë kreativë - të angazhuar në arte bashkëkohore performative).

Përcillni punët e Qendrës në këto data e vende: 

  • 28 gusht | Shfaqja “Gadjo” në Festivalin e Teatrove në Ferizaj (Kosovë) 
  • 5 shtator | Shfaqja “Burrnesha” në Pride Theater Festival në Beograd (Serbi)  
  • 10 shtator | The Handke Project në festivalin FIAT në Podgoricë (Mal i Zi) 
  • 16 shtator | Shfaqja “Kthimi i Karl Majit” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Piatra Neamt 
  • 3 tetor | Shfaqja “The Handke Project” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Scene MESS në Sarajevë - Bosnjë dhe Hercegovinë 
  • 16 tetor | Premiera e shfaqjes “Negotiating Peace” në Teatrin ODA në Prishtinë (Kosovë) 
  • 18 tetor | Shfaqja “The Handke Project” në Palm Off Fest në Pragë (Çeki) 
  • 19 tetor | Shfaqja “Negotiating Peace” në Teatrin ODA në Prishtinë (Kosovë) 
  • 20 tetor | Shfaqja “Negotiating Peace” në Teatrin e Qytetit të Gjilanit (Kosovë) 
  • 21 tetor | Shfaqja “Negotiating Peace” në Teatrin Shqiptar të Shkupit (Maqedoni e Veriut) 
  • 23 tetor | Shfaqja “Negotiating Peace” në Teatrin “Adriana” të Qytetit të Ferizajt (Kosovë) 
  • 24-29 tetor | Kosovo Theatre Showcase në Prishtinë, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, Prizren (Kosovë) 
  • 8-9 nëntor | Shfaqja “Negotiating Peace” në Festivalin euro-scene Leipzig (Gjermani)
  • 13-14 nëntor | Shfaqja “Negotiating Peace” në Prague City Theaters (Çeki)
  • 29-30 nëntor | Shfaqja “The Handke Project” në Teatrin e Pergolas në Firenze (Itali)

 

Më shumë informata, së shpejti….

Lajme