Qendra Multimedia në turne
Përgjatë muajve në vijim, shfaqjet tona “Six Against Turkey”, “Negotiating Peace” dhe “The Handke Project”, mund t’i shihni në:
- 20 & 21 mars - "Negotiating Peace" në Black Box Teater në Oslo të Norvegjisë, si pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Oslo.
- 14 prill - “Të gjashtët kundër Turqisë” në Teatrin Kombëtar të Sarajevës, Bosnjë dhe Hercegovinë
- 8 & 9 maj - “Negotiating Peace” në Teatro Della Pergola, Firence, Itali.
- 14 qershor - “The Handke Project” në Graz të Austrisë si pjesë e festivalit Dramatikerinnen 2025.
- 20 & 21 qershor - “Negotiating Peace” në Zona K në Milano të Italisë, si pjesë e festivalit LIFE - Theatre Arts Media Festival.
Kemi dëshirë t’ju takojmë nëpër prezantimet tona gjithandej Evropës! Na ndiqni për informata të reja në lidhje me turnetë.