Rrjeti Regjional për Diversitet Kulturor është projekti financuar nga Komisioni Evropian në suaza të Programit për shoqëri civile dhe media 2018-2019, EuropeAid/ 162473/DH/ACT/Mulit, dhe do të zgjatë 4 vjet, duke filluar nga 01.09.2020 dhe do të përfundojë më 31.08.2024.
Projektin e zbatojnë Goethe-Instituti Shkup bashkë me organizatat partnere: Qendra për Bashkëpunim Ballkanik – Loja (Maqedonia e Veriut), Instituti i Librit dhe i Promocionit (Shqipëri), Kalem Culture Association (Turqi), Association Krokodil (Serbi), dhe Qendra Multimedia (Kosovë).
Projekti – Rrjeti regjional për Diversitet Kulturor kontribuon për promovimin dhe tolerance ndërkulturore, me ndihmën e hapjes së kanaleve të reja për komunikim për komunitetet e pavarura kulturore, duke u ofruar mundësi për rrjetëzim jashtë skenës politike. Në vendet e Ballkanit Perëndimor më pak mekanizma sigurojnë komunikim kulturor regjional. Projekti e plotëson këtë hapësirë të zbrazët duke ofruar mundësi për rrjetëzim që do të mundësojnë shkëmbim të përvojave përmes projekteve të përbashkëta, evenimenteve dhe fushatave publike. Në këtë mënyrë promovohen iniciativat e ndryshme kulturore dhe sigurohet hapësirë për prezantim të punës së iniciativave më të vogla në arenën regjionale.
Projekti ka si objective t’i promovojë shkathtësitë e të lexuarit mes kulturave të ndryshme dhe vlerave demokratike përmes rritjes së interesimit për të lexuar, duke i vënë në dispozicion veprat letrare nga regjioni. Kjo përfshinë vendosjen dhe punën e bibliotekave mobile në pesë vendet dhe mbështetjen e 10 festivaleve letrare regjionale në temën shkëmbimi dhe pajtimi ndërkulturor. Publiku në këto pesë shtete do të vendos kontakt me vepra të autorëve dhe kulturave në vendet fqinje, të cilët në disa raste më parë ishin në konflikt dhe autorë të cilët e promovojnë kulturën e të lexuarit si instrument për tolerancë dhe pajtim. Përmes literaturës, lexuesi i është ekspozuar pasurisë së karakteristikave kulturore, por poashtu edhe gjendjet personale, aspiratat dhe dilemat, të cilat i mundësojnë që të identifikohet më mirë, të sillet dhe të bashkëjetojë më mirë me njerëzit nga mjediset tjera kulturore, që ndihmon në tejkalimin e distancës sociale.
Përveç gjashtë organizatave qytetare, të cilat janë pjesë e konzorciumit në projekt, aktivitetet do t’i rritin kapacitetet e 90 iniciativave kulturore përmes ndarjes së sub-granteve, trajnimeve ose mbështetjes për rrjetëzim. Organizatat qytetare janë vendimtaret për suksesin e këtij projekti, pasi që ata kanë ndikim të madh në kulturë dhe ndryshimet në shoqëri. Grupet shtesë të synuara janë nxitësit regjional për ndryshime, të cilët në rastin tonë janë artistët, shkrimtarët, përkthyesit dhe operatorët tjerë kulturor. Pothuaj 120 shkolla dhe mbi 100 biblioteka do të pasurohen me materiale informative dhe do të përfshihen në aktivitete të ndryshme. Përfitim nga projekti do të kenë edhe qytetarët e Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Turqisë dhe Shqipërisë, me fokus të veçantë të popullatës së re. Kjo nënkupton se 5.000 të rinj në mënyrë të drejtpërdrejtë do të marrin pjesë në aktivitete, por poashtu edhe mbi 500.000 persona të cilët do marrin informata, të cilat do të dalin nga zbatimi dhe promovimi i aktiviteteve.
Ajo që e bënë këtë project aq të veçantë është vizioni për ndërtimin e platformës së unifikuar për avokim dhe ndërgjegjësim për mënyrat efikase të prezantimit të punës kulturore mes qytetarëve nga vendet e ndryshme të Ballkanit, si dhe mënyra origjinale dhe kreative përhapjen e kanaleve të reja për komunikim mes aktorëve kulturor regjional, që kontribuon për pajtimin dhe shkëmbimin kulturor mes vendeve.