Komiteti Shqiptar i EURODRAM, publikon këtë thirrje të hapur për drama të përkthyera në gjuhën shqipe
Për sezonën 2022 – 2023, komiteteti i gjuhës shqipe është i ngarkuar që të përzgjedhë drama të përkthyera në gjuhën shqipe, nga njëra prej gjuhëve evropiane që janë pjesë e EURODRAM-it. Dramat duhet të jenë përkthyer në këto dy vitet e fundit. Ato mund të jenë të botuara apo të pabotuara, të inskenuara apo jo.
Në këtë vegëz mund të gjendet lista e plotë e gjuhëve të përfaqësuara në EURODRAM dhe detaje shtesë:
http://eurodram.org/committees-members/
Dramat e përkthyera mund të dorëzohen nga vet dramaturgët, përkthyesit, botuesit, agjentët etj., në adresën e mëposhtme elektronike, me subjektin: EURODRAM 2023:
Propozimet duhet të përfshijnë përkthimin e dramës, biografinë e autorit dhe të përkthyesit, një përmbledhje të shkurtër të dramës si dhe një faqe faktesh (gjuha prej nga është përkthyer drama, numri i karaktereve, referencat për ndonjë shpërblim apo produksionet e mëparshme) si dhe informata shtesë që mund të jenë të rëndësishme.
Përzgjedhja e dramës nga ana e komitetit shqiptar është ftesë për regjisorët, teatrot dhe botuesit vendorë për ta vënë në skenë apo për ta botuar dramën. Dramat e përzgjedhura poashtu do të promovohen në rrjetin Eurodram.
Afati i fundit për dorëzimin e dramave është 15 janar, 2023. .Rezultatet e konkursit do të publikohen me 21 mars 2023.
Eurodram është rrjet Europian i përkthimit teatror, i cili përdorë gjuhët evropiane, mediterane dhe ato të Azisë Qendrore.Rrjeti numëron rreth 300 anëtarë që janë pjesë e rreth 30 komisioneve gjuhësore.Objektiva kryesore e këtij rrjeti është që tua bëjë të ditur profesionistëve të teatrit dhe publikut më të gjerë punën e dramaturgëve dhe të përkthyesve të teatrit, që në masë të madhe mbetet e pa-botuar, duke i kushtuar vëmendje posaçërisht diversitetit gjuhësor. Komiteti shqiptari EURODRAM-it koordinohet nga Qendra Multimedia në Prishtinë (www.qendra.org)
Për më shumë detaje rreth kësaj thirrjeje dhe rreth EURODRAM-it:
http://eurodram.org