Photos by: Jetmir Idrizi
Qendra Multimedia dhe ekipi i shfaqjes “55 shades of gay” janë të shokuar me komentin fashist të zyrtarit të Ministrisë së Drejtësisë, Xheladin Krasniqi, në të cilin ai bën thirrje të drejtëpërdrejtë për vrasjen e ekipit të shfaqje “55 shades of gay”.
Komentet e tilla që nxisin urrejtje dhe bëjnë thirrje për vrasje janë gjithmonë shqetësuese dhe duhet të merren seriozisht, megjithatë, ato komente bëhen edhe më shqetësuese kur vijnë nga një zyrtar shteti dhe për më tepër, u drejtohen artistëve.
Ekipi i shfaqjes “55 shades of gay” e ka kuptuar me seriozitet kërcënimin e Zyrtarit të Ministrisë së Drejtësisë dhe prandaj, dëshirojmë ta ftojmë prokurorinë që ta hetoj këtë rast të kërcënimit publik dhe në të njëjtën kohë, i bëjmë thirrje Ministrisë së Drejtësisë të ndërmerr masa ndaj zyrtarit të saj dhe të distancohet nga qëndrimet e tij fashiste. Talibanët si ky zyrtar që bëjnë thirrje për “prerje kokash me shpatë të artistëve” nuk duhet ta kenë vendin në institucionet e shtetit të Republikës së Kosovës.
Në të njëjtën kohë, dëshirojmë që publikisht ta ftojmë Ministrin e Ministrisë së Drejtësisë z. Abelard Tahiri që të marten (19 shkurt), të vij dhe ta shoh shfaqjen në Teatrin Oda në Prishtinë.