Teatri legjendar nga New York-u, La MaMa, është duke bashkëpunuar me Qendrën Multimedia dhe My Balkans për të prodhuar së bashku "Ballkan Bordello" një shfaqje e cila do të inskenohet gjatë Showcase-it Teatror të Kosovës gjatë javës së parë të nëntorit. Kjo shfaqje do të pasojë me një turne rajonal në Shqipëri, Serbi dhe Maqedoni para se ekipi i shfaqjes të fluturojë në New York për turneun amerikan.
RRETH SHFAQJES
Ballkan Bordello ekspozon brishtësinë e demokracisë brenda kornizës së tragjedisë Oresteia të Eskilit. Shfaqja thekson shqetësimet në rritje rreth fashizmit, luftës dhe abuzimit të pushtetit. Ballkan Bordello adreson nevojën për dialog ndërkombëtar për demokracinë në shekullin 21, veçanërisht në mjediset e së post-vërtetës dhe ngritjen globale të populizmit. Ballkan Bordello thellohet në tendencat e fundit të populizmit, nativizmit dhe nacionalizmit.
"Në këtë shfaqje, duke huazuar rrethanat nga Oresteia, Jetoni evokon një shoqëri arketipe që del nga lufta në një gjendje konfuzioni, ku rendi i vjetër dhe marrëdhëniet e pushtetit janë përmbysur derisa rendi i ri nuk duket se ka ndonjë legjitimitet sepse bazohet në forcë të pastër ". - Anna Di Lellio
"Puna e tyre është provokuese, satirike dhe e gjallë, herë pas here e tërbuar, por gjithmonë me një esencë të fuqishm etike, një vendosmëri për të nxjerrë në pah padrejtësinë dhe hipokrizinë kudo që ajo shfaqet. Asgjë nuk është e ndaluar." - Natasha Tripney
"Unë i konsideroj dramat e Jetonit mjaft të mrekullueshme - të zgjuara dhe të domosdoshme, ato bëjnë atë që duhet të bëjë fantastikja, të na sjellin të rejat - që shpesh janë tepër komplekse për gazetat, ndonjëherë edhe për diplomatët, dhe ato rrisin mirëkuptimin ndërkombëtar." - Karen Malpede.