Vjen me na folë në shqip poezia e Jazra Khaleed. Jazra asht nji poet greko-chechen, i lindun në Grozny, Checheni, ndërsa jeton në Athinë.
Ndoshta natyra e shkrimeve të tij përshkruhet ma së miri si nji za antifashist, antisnobist; nji artist rebel me nji pjekuni kritike që gjuhën dhe poezinë, bile edhe politikat e botimit, i ka vegla të kritikës ndaj snobave, fanatizmit, racizmit dhe politikave diskriminuese në shoqninë greke, e ma gjanë.
E ma gjanë, interesimi i tij për letërsinë e ka pjekë edhe me faqe të letërsisë shqipe. Me dëshirën me i përhapë zanat e shqipes ndër lexues grekë, ndër shum shkrimtarë të ndryshëm, ka botu disa shkrimtarë shqiptarë në revistën e tij letrare alternative Teflon.
Qendra Multimedia e sjell tash në shqip poezinë e tij me përkthim të Eleana Zhakos.
E sivjet në Polip prej 12-15 maj kena nerën edhe me u taku me Jazrën drejtpërdrejtë.