Të martën (22 dhjetor) nga ora 11:00 në Teatrin ODA në Prishtinë, Qenda Multimedia dhe Goethe Institut organizojnë ngjarjen përmbyllëse të programit Kultura për Ndryshim.
Për tri vjet implementim, kemi pasur rastin që përmes këtij programi të mbështesim mbi 90 organizata të skenës së pavarur kulturore dhe artistë individualë në projektet e tyre. Përgjatë këtij udhëtimi, përmes programit të dhurimit të librave kemi pasuruar bibliotekat lokale publike si dhe kemi krijuar të reja nëpër institucione të ndryshme si teatro, qendra kulturore e shkolla fillore e të mesme.
Kultura për Ndryshim ka shërbyer si urë lidhëse mes dhjetra organizatave kulturore, artistëve vendorë e ndërkombëtarë si dhe institucioneve të arsimit, duke krijuar një rrjet të gjerë bashkëpunimi që do të vazhdojë të japë fryte edhe pas përfundimit të programit.
Për të reflektuar për arritjet e programit në këto tri vjet si dhe për gjërat që mund t’i kishim bërë më mirë, kemi kënaqësinë t’iu ftojmë në ngjarjen përmbyllëse të programit “Kultura për Ndryshim të martën (22 dhjet0r) nga ora 11:00 në Teatrin ODA në Prishtinë.
Do të kemi kënaqësinë që në këtë ngjarje të prezantojmë raportin e hulumtimit për skenën kulturore në Kosovë si dhe dokumentarin që pasqyron tregimet e përfituesve të programit “Kultura për Ndryshim”.
Ngjarja do të shfaqet LIVE në Facebook (Qendra Multimedia).
Pjesëmarrja fizike është e kufizuar për shkak të masave të qeverisë kundër përhapjes së COVID_19.
Programi “Kultura për Ndryshim” është mbështetur nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe implementuar nga Qendra Multimedia dhe Goethe Institut.