The Handke Project shpërblehet me çmimin “Shfaqja më e mirë” nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës



Jemi fort të lumtur të ndajmë me ju lajmin se shfaqja e Qendrës Multimedia “The Handke Project” e prodhuar në bashkëpunim me Mittelfest dhe Teatrin e Pergolas (Itali); Teatrin e Dortmundit (Gjermani) dhe Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Scene MESS e Teatrin Kombëtar të Sarajevës (Bosnjë dhe Hercegovinë” është shpërblyer me çmimin “Shfaqja më e mirë” në kuadër të çmimeve vjetore të cilat i ndan Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës.

Falemnderit secilit person të përfshirë në realizimin e këtij produksioni tejet kërkues, jurisë për vlerësimin dhe publikut!

Urime për Ditën Botërore të Teatrit!

Lajme