Me 19 shtator 2018, duke filluar nga ora 18:00, Qendra Multimedia organizoi një mbrëmje leximi dhe diskutimi me shkrimatrin rezident, Jordan Slavejkov.
Slavejkov qëndroi në Prishtinë për një muaj me programin Prishtina nuk ka lum të financuar nga Traduki. Ai ka shkruar dy drama dhe një novelë, dhe për momentin është duke punuar në novelën e tij të dytë. Gjatë mbrëmjes ai theksoi se letërsia dhe teatri i suksesshëm duhe të preokupohen me qenien njerëzore. Ai lexoi një pjesë nga novela e tij "Hapi i fundit" në gjuhën bullgare.
Kjo ngjarje u moderua nga Qerim Ondozi.