THIRRJE PËR PJESËMARRËS
Punëtori për shkrim kreativ me Gregory Pardlo
14-19 Maj, 2024
Qendra Multimedia (Kosovë), në partneritet me Loja (Maqedoni e Veriut) dhe Grupin ATA (Shqipëri) janë të lumtur të hapin këtë thirrje për pjesëmarrës për shkrim të poezisë me Gregory Pardlo. Punëtoria do të ndodh si pjesë e edicionit të 14-të të festivalit polip. Punëtoria do të mbahet në Teatrin ODA në Prishtinë nga 14 maji deri më 19 maj dhe do të përmbyllet me një performancë të pjesëmarrësve në mbrëmjen përmbyllëse të festivalit polip.
Jemi në kërkim të personave entuziaztë të moshave 18-40 vjeç nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, të interesuar në poezi dhe shkrim kreativ. Përqendrimi i punëtorisë do të jetë përdorimi i klisheve në poezi dhe shkrim kreativ.
Klishetë janë ndoshta e vetmja gjë që poezia nuk mund t’i tolerojë. Klishetë nuk janë thjesht fraza të stërpërdorura, ato janë edhe imazhe, ide dhe rrëfime që shpesh i tejkalojmë si ‘diçka e zakonshme’. Nëse kjo diçka e zakonshme ju përket të gjithëve, atëherë nuk ka asgjë të veçantë apo befasuese rreth saj.
Në këtë punëtori, do të diskutojmë strategjitë e gjetjes së materialit të veçantë, të pastër emocionalisht, të varrosur nën gjuhën e klishesë. Do të gjejmë gjuhë që na befason ne dhe zbulon të vërteta të reja rreth mënyrave se si e shohim botën. Pjesëmarrësit duhet të presin të gjenerojnë poezi të reja përmes praktikave të shkrimit gjatë punëtorisë dhe përmes diskutimeve në grup.
Gregory Pardlo është autor i koleksionit të poezive “Spectral Evidence and Digest” dhe fitues i çmimit Pulitzer për poezi. Librat e tij të tjerë përfshijnë “Totem”, fituesin e çmimit American Poetry Revieë. “Honickman Prize” dhe “Air Traffic”, janë memoare të shkruara në formë të eseve. Nderet e tij përfshijnë rezidenca në Qendrën Cullman të Bibliotekës Publike të Nju Jorkut, Fondacioni i Nju Jorkut për Arte, National Endoëment për Arte dhe Fondacionin Guggenheim. Ai është bashkë-drejtor i Institutit për Drejtësi Globale Racore në Rutgers University në Camden dhe profesor vizitues për shkrim kreativ në Universitetin e Nju Jorkut në Abu Dhabi.
Datat e punëtorisë
14-19 Maj, 2024
Kush mund të aplikojë?
Personat e moshave 18-40 vjeç nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Qendra Multimedia do të mbulojë shpenzimet e akomodimit dhe udhëtimit për pjesëmarrësit e zgjedhur nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Të gjithë pjesëmarrësve do t’u paguhet nga një per-diem prej 15EUR për ditë të punëtorisë.
Si të aplikohet:
Për pjesëmarrësit nga Kosova: Dërgoni një CV dhe një cover letter në [email protected] nën subjektin “Creative Writing Workshop”
Për pjesëmarrësit nga Shqipëria: Dërgoni një CV dhe një cover letter ë [email protected] nën subjektin “Creative Writing Workshop”
Për pjesëmarrësit nga Maqedonia e Veriut: Dërgoni një CV dhe një cover letter në [email protected] nën subjektin “Creative Writing Workshop”.
Gjuha:
Gjuha kryesore e komunikimit në punëtori do të jetë anglishtja. Përkthim do të sigurohet për ata/ato që nuk mund të komunikojnë në anglishte.
Lokacioni i punëtorisë:
Prishtinë, Kosovë.
Afati për aplikim:
30 prill, 2024
Kjo punëtori organizohet me mbështetjen financiare të ëestern Balkan Fund.
Qendra Multimedia në partneritet me Grupin ATA (Shqipëri) dhe Loja - Center for Balkan Cooperation (Maqedoni e Veriut)