Në datat 9 dhe 10 maj nga ora 19:30, e njëjta shfaqje do të jepet në Dortmund, në Theatre Dortmund. Këto dy shfaqje në Dortmund janë mundësuar dhe bashkëorganizohen nga shoqata kulturore URACult nga Kölni, nën kurimin artistik të Ali Salihut.
Komedia e Jeton Nezirajt, “Kthimi i Karl Majit”, regjinë e së cilës e ka bërë Blerta Neziraj, është realizuar nga Qendra Multimedia e Prishtinës, Teatri Kombëtar i Kosovës dhe teatri Volksbühne i Berlinit. Në shfaqje luajnë aktorët e mirënjohur Kosovar: Adrian Morina, Arta Muçaj, Armend Ismajli, Ylber Bardhi e Shpetim Selmani.
Premiera e kësaj shfaqje është dhënë në tetor të vitit 2020 në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe nga ajo kohë ka pasur dhjetra repriza në Kosovë, Gjermani e Austri.
Në shfaqje, Kara Ben Nemsi, personazhi i njohur i librave të Karl Majit, arratiset nga Lindja dhe bashkë me një grup aktorësh nga Kosova, ia mësynë ‘tokave gjermane’. Në këtë udhëtim gati epik, ai takon Slavoj Zhizhekun, Piter Handken, një pjesëtar të Nëntokës Nacional-socialiste (Nationalsozialistischer Untergrund) e personazhe të tjera. Për këtë shfaqje kan shkruar gjerësisht dhjetra Media gjermane, duke përfshirë Der Tagesspiegel, TAZ, Nachtkritik etj.
Video:
https://www.youtube.com/watch?v=xf-90xRjXPQ
Me shume detaje per shfaqjet:
Hamburg:
https://www.kampnagel.de/en/program/the-return-of-karl-may/?rubrik=archiv
Dortmund:
Ky turne i shfaqjes "Kthimi i Karl Majit" është i mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës.