EURODRAM – Thirrje e hapur për drama shqipe – 2025/2026
Komiteti Shqiptar i EURODRAM-it, publikon këtë thirrje të hapur për drama në gjuhën shqipe, për vitin 2025 - 2026.
Për këtë edicion komiteti do të përzgjedhë drama nga autorët shqiptarë ose shqipfolës, të shkruara tre vitet e fundit (2022 - 2025). Përjashtohen dramat të cilat kanë qenë pjesë e thirrjeve të mëparshme të EURODRAM-it.
Dramat mund të dorëzohen nga autorët, botuesit, agjentët etj. në e-mail adresën e mëposhtme:
- një përmbledhje të shkurtër të dramës (synopsis)
- një biografi të shkurtër të dramaturgut/es,
- një faqe faktesh (data dhe vendi i shkrimit, numri i karaktereve, referencat për ndonjë shpërblim dhe produksionet eventuale të mëparshme)
-informata shtesë që mund të jenë të rëndësishme.
Përzgjedhjet e tri dramava më të mira nuk nënkuptojnë ndonjë shpërblim me pagesë.
Përzgjedhja e dramës nga ana e komitetit shqiptar është ftesë për regjisorët, teatrot dhe botuesit e ndryshëm lokalë e ndërkombëtarë për ta vënë në skenë apo botuar dramën e propozuar.
Afati i fundit për dorëzimin e dramave është 21 dhjetor 2025. Shpallja e rezultateve do të bëhet në 21 mars 2026.
Eurodram është rrjet Europian i përkthimit teatror, i cili përdorë gjuhët evropiane, mesdhetare dhe ato të Azisë Qendrore. Objektiva kryesore e këtij rrjeti është që t'ua bëjë të ditur profesionistëve të teatrit dhe publikut më të gjerë punën e dramaturgëve, që në masë të madhe mbetet e pa-botuar, duke i kushtuar vëmendje posaçërisht shumëllojshmërisë gjuhësore.
Të interesuarit mund të dërgojnë dramat përkatëse bashkë me dokumentacionin e mësipërm në adresën: [email protected]