Në përvjetorin e Ditës Botërore të Teatrit (27 mars), jemi të nderuar që jemi vlerësuar nga revista akademike polake Studia Teatralne Europy Środkowo Wschodniej (Studime Teatrore të Europës Qendrore dhe Lindore) si një nga dy fituesit e çmimit që mban emrin e Yevstigney Mirovich, dramaturgut, aktorit dhe producentit legjendar bjellorus.
Revista Studia Teatralne Europy Środkowo Wschodniej publikon studime dhe hulumtime mbi teatrin në Europën Qendrore dhe Lindore.
Gëzuar Ditën Botërore të Teatrit të gjithë dashamirëve të teatrit — le të ju frymëzojë dhe t’ju sjellë kënaqësi kjo ditë!