Në Prishtinë, nga datat 14–16 maj, zhvillohet Festivali vjetor polip, i cili këtë vit vjen me temën: “KUJTDO QË I BËHET VONË! ÇKA PËR ÇËSHTJEN E AMBIENTIT?”
Festivali sjell shfaqje teatrore ndërkombëtare dhe diskutime publike që trajtojnë çështje të rëndësishme shoqërore dhe mjedisore, duke krijuar një hapësirë reflektimi dhe dialogu me publikunI shtrirë në dy ditë, festivali ofron një hapësirë për diskutime kritike mbi krizën ekologjike, të trajtuara përmes teatrit bashkëkohor dhe formave të ndryshme të shprehjes artistike dhe diskutimit publik.
Përveç tre shfaqjeve teatrore, programi do të përfshijë edhe një diskutim publik me panelistë vendorë dhe ndërkombëtarë. Më poshtë gjeni programin e plotë të festivalit. Për detaje për secilën ngjarje, klikoni në vegëzën mbi titullin përkatës.
E enjte, 14 maj
20:00 – 22:00
Shfaqje teatri: "Judit Seeks" (Leuven, Belgjikë)
Vendndodhja: Teatri Kombëtar i Kosovës
Në holandisht me titra në shqip dhe anglisht
Për bileta, ju lutem na shkruani në [email protected] ose dërgoni mesazh në +383 44 430 693.
E premte, 15 maj
18:00 – 19:30
Panel diskutimi: “Një vështrim krahasues: Çështja e ekologjisë në skenë në kontekste të ndryshme”
Vendndodhja: Hani i 2 Robertëve
Folës: Lisa Horvath, Borisav Matic, Besim Ugzmajli
Moderator: Uran Haxha
Në shqip dhe anglisht
Hyrja e lirë
E premte, 15 maj
20:00 - 21:30
Shfaqje teatri: “Order of the Day” (Holandë)
Vendndodhja: Burgu i Idealit
Prodhuar nga Het NUT (Nieuw Utrechts Toneel)
Në anglisht dhe shqip
Hyrja e lirë
E shtunë, 16 maj
20:00 – 21:10
Shfaqje teatri: "ZOE" (Graz, Austri)
Vendndodhja: Teatri Kombëtar i Kosovës
Prodhuar nga UniT Graz
Në anglisht. Për shkak të natyrës së shfaqjes, për publikun përkthimi në shqip i tekstit
do të ofrohet në formë fizike.
Për bileta, ju lutemi shkruani në [email protected] ose dërgoni mesazh në +383 44 430 693.
Ju mirëpresim të merrni pjesë në këtë edicion të festivalit, i cili synon të hapë diskutime kritike mbi krizën ekologjike përmes artit bashkëkohor dhe teatrit.
Për më shumë informata rreth shfaqjeve na ndiqni në Instagram ose na kontaktoni në: [email protected].
Me respekt,
Qendra Multimedia