Global Arts Corps (USA/France), Qendra Multimedia (Kosovo)
THIRRJE E HAPUR PËR AKTORË/AKTORE
Po kërkojmë aktorë dhe aktore freelance për të marrë pjesë në projektin tonë ndërkombëtar të teatrit “Lullabies for Warriors” (titull pune), i cili do të realizohet gjatë sezonit 2026–2027. Ky projekt është konceptuar dhe zhvilluar nga regjisori Michael Lessac dhe dramaturgu Jeton Neziraj gjatë shumë viteve, dhe ekziston një urgjencë për ta realizuar tani.
Jemi të interesuar për aktorë dhe aktore me përkushtim të madh ndaj projekteve ndërkombëtare të teatrit dhe me dëshirë për të punuar në një proces krijues të gjatë, të hapur dhe bashkëpunues.
Kërkesa specifike:
Ne po kërkojmë aktorë dhe aktore me këto prejardhje etnike: palestinez/e, rom/e, gjerman/e, izraelit/e, irlandez/e, shqiptar/e, serb/e, iranian/e, afrikan/e jugor/e, që jetojnë kudo në botë.
Të interesuarit duhet të jenë në dispozicion për zhvillimin e shfaqjes, për prova dhe për turne të gjatë ndërkombëtar.
Periudhat e punës:
18 – 27 qershor 2026 (zhvillimi i shfaqjes) – Prishtinë, Kosovë
10 – 20 nëntor 2026 (fillimi i krijimit) – Prishtinë, Kosovë
Periudha e realizimit të shfaqjes në vitin 2027 do të jetë midis majit dhe tetorit, në Kosovë ose Shqipëri (data e saktë do të njoftohet më vonë). Pas premierës, aktorët e përzgjedhur duhet të jenë në dispozicion për një turne ndërkombëtar, i cili do të zhvillohet periodikisht gjatë një periudhe dy deri tre vjet.
Aktorët e përzgjedhur do të kontaktohen më 20 prill 2026 dhe do të ftohen të marrin pjesë në workshop-in e qershorit (18–27 qershor). Shpenzimet për udhëtim, akomodim dhe ushqim gjatë këtij workshop-i do të mbulohen nga prodhuesit.
Si të aplikoni: Dërgoni aplikimin tuaj me email, duke përfshirë materialet e mëposhtme:
-CV (informacione personale, arsimimi, përvoja profesionale, gjuhët e folura, të dhënat e kontaktit…). Ju lutemi tregoni në CV nëse luani ndonjë instrument muzikor.
-Një foto portreti të qartë
-Një foto të trupit të plotë të qartë
-Një prezantim video maksimalisht dy minuta për veten (ose një fragment të punës tuaj artistike të fundit). Vetëm Vimeo ose YouTube – jo WeTransfer apo linke të tjera për shkarkim.
Afati i aplikimit: 10 prill 2026 (mesnatë, zona kohore U.S. Eastern Time)
Në subjekt të email-it mund të përdorni: “Lullabies for Warriors”
📩 Dërgoni të gjitha materialet në: [email protected] dhe [email protected]
Për shkak të numrit të madh të aplikimeve të pritura, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.