• “A theater [Qendra Multimedia] in Kosovo is not afraid of using art to confront entrenched prejudices and to build empathy” – George Soros

  • “Brave and honest theater performance. One of the most interesting theater company from the South Eastern Europe” – Kazaliste.Hr

  • “...a true story that sets an example for all the hope for freedom, happiness and prosperity in the Europe of our days. And the disappointment.” - Frankfurter Allgemeine Zeitung

  • “This is not the first attempt to use cultural events to bridge the gap between the countries. Polip, a literary festival in Pristina, first held in 2010, has Serbian writers among those regularly invited to participate.” - The Guardian

  • “…the play is an explosion of burlesque, music and possibly offensive humor; it is simply a riot.” - Prishtina Insight

  • “A Play with Four Actors and Some Pigs...,” […] is a playfully absurd, crude, and incredibly clever portrayal of Kosovo’s political scene.” - The Theater Times

Flaka Haliti në bashkëbisedim me kuratoren Leonie Radine



Biografitë

Flaka Haliti u lind më 1982 në Prishtinë, Kosovë dhe jeton në Mynih të Gjermanisë. Pas diplomimit në Departamentin Grafik pranë Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës, në vitin 2006, ajo ka studiuar Artet e Bukura në Städelschule në Frankfurt, nga viti 2008 deri më 2013. Aktualisht, ajo është duke bërë PhD në Praktikë në Akademinë e Arteve të Bukura në Vjenë. Puna e saj është ekspozuar gjerësisht në institucionet dhe bienalet e njohura ndërkombëtarisht si Bienalja e Arteve Grafike në Lubjanë (2019), Bienalja e Busan (2018), Galeria Kombëtare e Arteve, Tirana (2018), Public Art Munich (2018), Kunsthaus Bregenz (2018), Kunsthaus Hamburg (2018), Kunsthalle Lingen (2017), Pavioni I Republikës së Kosovës në Bienalen e 56-të të Venecias (2015), Kunsthalle Wien (2015) , Galeria Kombëtare e Arteve të Kosovës, Prishtinë (2014), dhe Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë (2007/2008/2012). Ka fituar çmimin Henkel Art në vitin 2013 dhe ka qenë përfituese e bursës Villa Romana në Florencë në vitin 2016. Në po të njëjtin vit, është shpërblyer me çmimin Ars Viva. Së fundmi, është shpërblyer me çmimin Ludwig Gies-Preis me rastin e trienales së 14-të Kleinpastik Fellbach 2019, dhe është nominuar për Preis der Nationalgalerie 2019.

Leonie Radine është kuratore me bazë në Këln. Që nga viti 2015 ajo punon në Muzeun e Ludwig ku aktualisht është duke përgatitur ekspozitën ndërdiscilinare dedikuar depërtueshmërisë së trupave, çështjeve të përfaqësimit dhe qasshmërisë. Projekte të tjera kuratoriale përfshijnë ekspozitën e Haegue Yang “ETA 1994-2018” dhe ekspozitën eksperimentale “KËTU DHE TANI” Në Muzeun e Ludwg. Më herët ka punuar si ndihmës-kuratore për Yilmaz Dziewior në Pavijonin e Austrisë në Bienalen e Venedikut më 2015 dhe për Susanne Pfeffer në Institutin KW për Arte Bashkëkohore në Berlin (2010-2013). Ka studiuar histori të artit në Marburg dhe Berlin.

Në mes të reve dhe thellësisë së detit

E shtunë, 29.06.2019, Ora: 18:00h
Qendra Multimedia (në Dardani, perballë shkollës fillore “Xhemail Mustafa”)

Pas vizitave të tyre në studio të artistëve të rinj dhe atyre në zhvillim në Prishtinë, Qendra Multimedia organizon gjithashtu një bisedë publike në të cilën të dyja do të flasin për punën e Halitit, si dhe projektet dhe udhëtimet e tyre të përbashkëta.
Duke i dhënë fokus të veçantë bashkëpunimit të tyre i cili filloi në vitin 2018 me ekspozitën individuale të Halitit, KËTU – APO ATJE, ËSHTË MË ATJE në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë dhe vazhdon me ekspozitën në ardhje, KËTU DHE TANI: Transcorporealities, në Muzeun Ludwig në Këln.

Ky projekt financohet nga Goethe Institut.

Lajme