Edicioni i 4-të i Kosovo Theatre Showcase vazhdon të enjten më 4 nëntor me një seri ngjarjesh interesante që mbahen në lokacione të ndryshme në kryeqytet si dhe në teatrin e qytetit në Gjilan.
Programi i së enjtes fillon në në orën 11:00 në Teatrin Dodona me shfaqjen “Ditëlindja” nga Ivor Martinić në regji të Ilirjana Arifit. Shfaqja flet mbi dramën e një familjeje gjneratat e së cilës ballafaqohen me stagnim nën një kulm shtëpie. Luajnë: Rebeka Qena, Labinot Raci, Igballe Qena, Bislim Muçaj, Sheqerie Buçaj, Florenta Bajraktari, Alketa Sylaj.
Programi vazhdon në Kino Armata prej orës 14:00 ku do të zhvillohet diskutimi i dytë në kuadër të Showcase-it. Diskutimi në temën “A mund të krijojmë një kulturë të shëndoshë kritike në një rajon të fragmentuar” nxit shtjllimin e perspektivave të skenave vibrante teatrore në Zagreb, Sarajevë, Prishtinë e Beograd mbi sfidat financiare e administrative si dhe mbi pengesat e krijuara nga fragmentimi. Në panel diskutojnë Natasha Tripney, Haris Pasovic, Minja Bogavac ndërsa diskutimi moderohet nga Jeton Neziraj.
Programi vazhdon në orën 17:00 me shfaqjen “Kthimi i Karl Majit” nga Jeton Neziraj në regji të Blerta Nezirajt. “Kthimi i Karl Majit” ballafaqon audiencën me qasjen demonizuse të Perëndimit ndaj Lindjes – një lloj supozimi i superioritetit kulturor e politik, i cili sipas Aleksandër Hemonit i ka rrënjët në racizëm e kolonializëm. Në këtë shfaqje luajnë: Arta Muçaj, Adrian Morina, Armend Smajli, Ylber Bardhi, Shpetim Selmani.
Programi i së enjtes i Kosovo Theatre Showcase përmbyllet në teatrin Oda prej orës 20:00 me shfaqjen mysafire nga Qipro, “Incidenti i Madelinës” nga Jeton Neziraj në regji të Marios Theocharous. Shfaqja flet mbi një familje rome të dëbuar nga Gjermania e cila është në kërkim të shtëpisë në Kosovën kaotike. Në shfaqje luajnë Andreas Nicolaides, Miranda Nychidou, Athena Savva.
Shfaqja “Balkan Bordello” premiera e së cilës u shfaq në Prishtinë më 3 nëntor, të enjten udhëton në teatrin e qytetit të Gjilanit ku do të shfaqet prej orës 20:00. Kjo shfaqje vie si koproduksion i teatrit La MaMa nga New York, Qendrës Multimedia nga Prishtina, teatrit Atelje 212 nga Beogradi dhe fondacionit My Balkans nga New York dhe Beogradi. E bazuar në trilogjinë Orestia të Eskilit, ‘Balkan Bordello’, përmes humorit të zi prekë indin e temparamentit ballkanas, gjurmon morbideitetin e shpirtit njerëzor dhe nxjerrë në pah budallallëkun dhe naivitetin e një epoke që po ndërtohet mbi themele të dhunës, mosdurimit e urrejtjes.
Për pesë ditë me rradhë, Showcase-i i këtij viti mbledh në Kosovë, rreth 50 drejtues festivalesh, kritikë, gazetarë e profesionistë të tjerë të teatrit nga rajoni e bota të cilët do të kenë mundësinë të shohin prodhimtarinë më të fundit teatrore në Kosovë, të prezantojnë punën e tyre si dhe të flasin për çështje të tjera që kanë të bëjnë me teatrin.
Këtë vit Showcase-i prezenton 10 performanca teatrore nga Kosova dhe rreth 4 të tjera nga rajoni dhe Evropa ―në një program përcjellës të shfaqjeve mysafire të titulluar “Programi i vendeve pa regjim vizash”.
Kosovo Theatre Showcase organizohet nga Qendra Multimedia në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Kosovës, Teatrin e Qytetit në Gjilan, Teatrin “Adriana” në Ferizaj dhe teatrin “Dodona” në Prishtinë.
Për të parë programin e plotë, ju lutem vizitoni linkun më poshtë: https://qendra.org/kosovo-theatre-showcase-2021-draft-program/
Për kërkesa rreth intervistave e ftesave në studio lidhur me këtë ngjarje, ju lutem na shkruani në adresën: [email protected]