Jemi të gëzuar të ndajmë me ju një pjesë të programit të Kosovo/North Macedonia Theatre Showcase.
Këtë vit, programi do të prezantojë shfaqje nga skenat teatrore publike dhe të pavarura të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, të shoqëruara nga një program diskursiv që trajton çështje urgjente shoqërore dhe teatrore — si brenda këtyre konteksteve, ashtu edhe në një nivel më të gjerë global.
Për herë të parë, edicioni i sivjetëm sjellë një premierë ndërkontinentale, duke përfshirë artistë dhe tema nga Kosova dhe Afrika.
Programi do të pasurohet gjithashtu me biseda me artistë, diskutime në panel, sesione rrjetëzimi, si dhe punëtori të dedikuara për dramaturgë/e dhe kritikë/e të teatrit.
Kosovo/North Macedonia Theatre Showcase fillon me 28 tetor, 2025 në Kosovë – në qytetet Prizren, Gjakovë, Prishtinë dhe Ferizaj – dhe vazhdon me programin në Maqedoninë e Veriut në Shkup, nga 30 tetori deri më 1 nëntor.
Për të mësuar më shumë rreth konceptit të sivjetëm, klikoni këtu.