Autor: Jeton Neziraj (Kosovë) | Dramaturg: Greg Homann (Afrika e Jugut) | Regjia: Blerta Neziraj (Kosovë) | Aktorë/e: Gontse Ntshegang (Afrika e Jugut), Ilire Vinca (Kosovë), Kensiwe Tshabalala (Afrika e Jugut), Arben Bajraktaraj (Kosovë/Francë), Les Made (Afrika e Jugut), Bongile Gorata Lecoge-Zulu (Afrika e Jugut)| Kompozitor: Gabriele Marangoni (Itali) | Skenografi: Theun Mosk | Ruimtetijd (Holandë)| Koreograf: Jochen Roller (Gjermani) | Kostumografi: Blagoj Micevski (Maqedonia e Veriut) | Video: Besim Ugzmajli (Kosovë) | Dizajni i ndriçimit: Vincent Longuemare (Itali).
Qendra Multimedia (Prishtinë, Kosovë), Teatri The Market (Johannesburg, Afrika e Jugut), Teatri Municipal São Luiz (Lisbonë, Portugali), Teatro Della Pergola (Firence, Itali), Teatri Dortmund (Dortmund, Gjermani), Black Box teater (Oslo, Norvegji), Mittelfest (Cividale del Friuli – Itali), Théâtre de la Ville (Paris, Francë).
Performuar në anglisht, shqip dhe zulu. Shikoni një TEASER të shkurtër/ Gjeni disa foto të zgjedhura të shfaqjes KËTU.
Për shfaqjen:
Në vitin 1990, me luftën në horizont, një grup ish-të burgosurish politikë, studentë dhe intelektualë nga Kosova nisën lëvizjen historike për pajtimin e gjaqeve. Deri në atë kohë, qindra familje në Kosovë ndodheshin në cikle armiqësie dhe gjakmarrjeje. Cikli i hakmarrjes kishte marrë formën e një rrethi vicioz, ku armiqësitë trashëgoheshin brez pas brezi dhe numri i vrasjeve mes dy palëve arrinte nganjëherë deri në tridhjetë. Ajo që nisi si një lëvizje e vogël pajtimi, u shndërrua shpejt në një forum kombëtar publik, ku nëna, baballarë dhe anëtarë familjesh ngjiteshin në skenë përpara një audience dhe falnin gjakun e të dashurve të tyre familjes së vrasësit. U mbajtën shumë “seanca” publike dhe qindra familje u pajtuan gjatë këtij procesi. Në total, u zgjidhën 1,275 gjakmarrje dhe konflikte. Mbi gjysmë milioni njerëz morën pjesë në seancën e fundit publike të pajtimit.
Në anën tjetër të globit, në vitin 1995 qeveria e Afrikës së Jugut inicioi Komisionin e së Vërtetës dhe Pajtimit, me qëllim shërimin e vendit dhe pajtimin e popullit, duke krijuar një hapësirë për t’u përballur me të vërtetën e krimeve të kryera gjatë aparteidit. Viktimat dhe kryerësit e krimeve vendoseshin përballë njëri-tjetrit, në një “gjyq” ku të vërteta të tmerrshme nga periudhat e dhunës, shtypjes dhe persekutimit bëheshin publike.
Këto dy ngjarje të mëdha shoqërore dhe historike, shumë të ndryshme por në shumë mënyra edhe të ngjashme, kanë në thelb faljen – si gurthemel i shërimit dhe kohezionit shoqëror, emancipimit dhe pajtimit.
Përmes arkivave dhe dëshmive të reja, një grup artistesh/ësh nga Evropa dhe Afrika reflektojnë mbi mësimet që Fushata e Pajtimit të Gjakmarrjeve e vitit 1990 në Kosovë dhe Komisioni i së Vërtetës dhe Pajtimit i vitit 1995 në Afrikën e Jugut na ofrojnë sot – mësime që mund të na shërbejnë në një botë të zhytur sërish në dhunë e konflikt. Nëse 30 vite më parë besohej se e vërteta mund të na çlironte, çfarë na çliron në epokën e sotme të post-së-vërtetës? Kur falim, a falim pa kushte?
**
“Procesi i krijimit të Under the Shade of Tree I Sat and Wept ka qenë një shkëmbim i vërtetë mes zërave afrikanë-jugorë dhe evropianë. Ai ka sjellë së bashku tre aktorët tanë dhe një kompozitor nga Afrika e Jugut me homologët e tyre nga Ballkani, duke lejuar një shkëmbim të historive, storieve dhe përvojave të jetuara që kërkonin dëgjim dhe kuptim. Është përmes këtij dialogu kulturor që ky punim dinamik gjen rezonancën e tij më të thellë.” – Greg Homann, Drejtor Artistik i Market Theatre Foundation, Johannesburg
“Kjo shfaqje është një përpjekje ambicioze për të shqyrtuar retrospektivisht dy procese dhe iniciativa historike, pothuajse epike në natyrë, që u zhvilluan në dy anë të globit: njëra në Kosovë dhe tjetra në Afrikën e Jugut. Por përtej kësaj, ne kemi qenë të interesuar të ndjekim historitë thellësisht personale të njerëzve që kanë qenë të përfshirë në këto procese, në dinamikat e tyre, sepse besojmë se aty qëndron përgjigja e pyetjeve që na shqetësojnë: pse dhe në çfarë kushtesh njerëzit falin? Ky proces, duke punuar me këto histori dhe origjinat e tyre nga kontekstet shumë komplekse të dy shoqërive, asaj të Kosovës dhe asaj të Afrikës së Jugut, nga njëra anë e ka transformuar këtë udhëtim në një proces të të mësuarit për ne, ndërsa nga ana tjetër ka rritur përgjegjësinë tonë artistike për të punuar dhe naviguar me kujdes materialin me të cilin po merremi. Duke analizuar pse dhe si njerëzit falin, ne gjithashtu nxjerrim në diskutim pyetjen më të madhe: nën çfarë rrethanash është e mundur pajtimi, midis njerëzve, midis kombeve.” – Jeton Neziraj, autor dramash dhe themelues i Qendra Multimedia
Regjinë e shfaqjes e ka bërë Blerta Neziraj, prodhimet e së cilës me Qendra Multimedia kanë qenë në turne ndërkombëtare në qytete si Lozanë, Milano, Vjenë, Firence, Hamburg, Lion, Sarajevë, Bernë, Paris dhe New York. Si alumna e Lincoln Center Theatre Directors Lab, ajo ka krijuar shfaqje në Kosovë dhe ndërkombëtarisht. Ajo ka marrë çmime të ndryshme, kombëtare e ndërkombëtare, duke përfshirë “Shfaqja më e mirë” në Festivalin Ndërkombëtar Kontrapunkt (Poloni, 2022) dhe “Shfaqja e mirë” në FIAT (Mali i Zi, 2023). The Guardian e ka përshkruar si “një nga regjisoret kryesore të vendit”, ndërsa The Stage ka thënë për shfaqjet e saj se janë “pa kompromis… të domosdoshme… guximtare dhe të fuqishme”.
Dramaturgu i shfaqjes do të jetë Greg Homann, aktualisht Drejtor Artistik i Market Theatre Foundation në Johannesburg, Afrikë e Jugut. Ai është figure udhëheqëse e teatrit afrikan-jugor për tani më shumë se një dekadë. Puna e tij e rëndësishme si regjisor, dramaturg dhe autor përfshin teatër imagjinati dhe të vlerësuar me shumë çmime.
__
Përmbledhje nga shtypi:
“Një mbrëmje vizionare teatrale.” – Die Welt (Gjermani)
“…është një dramë prekëse për një fatkeqësi që kalon kontinentet.” – SeeStage (Ndërkombëtar)
“Under the Shade of a Tree I Sat and Wept është një instalacion që na kthen te procesi i pajtimit qytetar…” – Quantescene (Itali)
“Është një përvojë prekëse dhe që të bën të mendosh të ndjekësh aktorët nga Kosova dhe Afrika e Jugut duke ndarë përvojat e vendeve të tyre mbi dhunën dhe përpjekjet për pajtim. Aftësia, loja dhe ngrohtësia e aktorëve krijojnë një ngjarje befasuese optimiste.” – Mark Ravenhill (dramaturg britanik)
“Një produksion i rëndësishëm… Energjia dhe humori janë të shkëlqyera… Në ‘Under the Shade…’, aktorët nga të dy vendet ndajnë skenën – por nuk ka konsensus se kush ka bërë sakrificat më të mëdha.” – Deutschlandfunk Kultur (Gjermani)
“Teatri bëhet një komision i ri i të vërtetës.” – Kosovo 2.0 (Ndërkombëtar)
“Under the Shade of a Tree, I Sat and Wept ishte një nga pikat kryesore të pesë ditëve tona të zhytjes në teatrin ballkanik. Bazuar në intervista dhe hulumtime të gjera, shfaqja përshkruan saktë të dy kontekstet pa u përpjekur të fshehë ndryshimet e tyre. Duke zgjedhur të kufizojnë elementët letrarë të performancës te jetët e trupës gjysmë-Afrikano-Jugore, gjysmë-Kosovare, që mblidhen rregullisht për të diskutuar ndikimin e përzierjes unike të historisë mbi secilin prej tyre, Neziraj dhe Greg Homann nga Market Theatre demonstrojnë një ndjesi të thellë dhe të duhur përgjegjësie ndaj subjektit të tyre.” – Politis (Francë)
PREMIERA: 17 Tetor, Teatri i Qytetit Gjilan, Gjilan, Kosovë
Pas premierës botërore në Kosovë, në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, Under the Shade of a Tree I Sat and Wept u prezantua në Kosovo/North Macedonia Theatre Showcase që u zhvillua nga 28 Tetori – 1 Nëntori si pjesë e turneut ballkanik.
Shfaqja do të nisë një turne evropian në prill 2026, do të jepet në Afrikën e Jugut në qershor 2026 dhe në New York në mars 2027.
Turneu Ndërkombëtar në 2026 dhe 2027
2026
2027
__
Në koproduksion me: Goethe-Institut
Në bashkëpunim me: Ruimtetijd – Amsterdam, La MaMa – New York, Teatri i Qytetit Gjilan – Gjilan, Sens Interdits Festival – Lyon
Mbështetur nga: Goethe-Institut, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, The Sigrid Rausing Trust, Rockefeller Brothers Fund
Kontaktoni në [email protected] për të marrë detaje mbi turneun në 2026 dhe 2027.