për teatër

Prej themelimit tonë në 2002, ne kemi prodhuar dhe bashkë-prodhuar shumë performanca teatrale, ndër ta: "Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës", "Yue Madeleine Yue", "Hipermarketi Patriotik", "Darka e Fundit", "Lufta në kohën e dashurisë", "Udhëtime për në UNMIKISTAN", "Enea 06", "Beni", "Gamomali", etj.

Ne krijojmë performanca teatrale inovative dhe të freskëta që komunikojnë përtej kufijve gjuhësore dhe kulturore, dhe këto performanca sjellin publik të larmishëm në nivelin lokal dhe ndërkombëtar.

Disa teatro dhe kompani me të cilat kemi bashkëpunuar janë: Volkstheater, Vienë; Kompania e Teatrit Markus Zohner, Lugano; Nomad Theatre, Londër; L'Espace d'un Instant, Paris; Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë; Bitef Theater, Beograd; CZKD, Beograd; Teatri Oda, Prishtinë; Tearti Kombëtar i Shqipërisë, Tiranë; CTC, Shkup, etj.

Produkcionet tona janë prezantuar në shumë festivale anë e mbanë Evropës, por edhe ne Azi dhe Afrikë, midis tyre: Euro-scene Leipzig, Gjermani; Die Besten aus den Osten, Austri; Via Modena, Itali; FIT Lugano, Zvicër; Zoom Festival, Kroaci; Experimental Theatre Festival, Kinë etj..

teatër

  • Lufta në Kohën e dashurisë

    Dramaturg: Jeton Neziraj

    Regjia: Blerta Neziraj

    Aktorë: Aurita Agushi, Shengyl Ismaili, Shkelzen Veseli, Albulena Kryeziu, Molikë Maxhuni.

    Koreografia: Adrienne Hart
    Muzika: Gabriele Marangoni
    Skenografia e kostumet: Igor Vasiljev, Isidora Spasic

    Prodhuar nga Qendra Multimedia, Prishtinë / www.qendra.org
    Contact: info@qendra.org

     

Menaxhere skene: Lendita Idrizi
Ass. e produksionit: Elisabeth Wiegner
Udhëheqës teknik: Denis Berisha

 

Në shfaqjen “Lufta në kohën e dashurisë”, katër gra të çuditshme të Kosovës rrëfejnë intimitetet, pasionet, marrëzitë, sekretet dhe dëshirat e tyre. Ato kanë krijuar një botë të përbashkët imagjinare, ku loja e argëtimi bëhen streha e tyre për të mbijetuar.

28 skenat e shfaqjes fluturojnë para publikut, si në përrallat me magjistarë, duke shpalosur me humor, stereotipe e klishe sentimentale, tregime e muhabete grash: për dashurinë, frikën, hakmarrjen, e të shkuarën e trishtë.

Sado që gjithcka mund t’u tingëllojë ‘hot’, ju bëjmë me dije se, asnjëra nga aktoret nuk zhveshet nudo në skenë. Jeni të dëshpëruar? Epo, ta hajë dreqi, në çdo të dytën shfaqje në Evropë sot sheh nga një aktor apo aktore tek zhvishet në skenë. Por jo, jo në këtë shfaqje. Më së shumti çka do të shihni janë këllëqet e këmbëve, shuplakat e duarve, qafat dhe fytyrat e qeshura të këtyre katër aktoreve të mrekullueshme, kaq. E, të mos harrojmë. Në shfaqje ka edhe një aktor mashkull (por mos u shqetësoni, nuk është aspak i dhunshëm).

Regjisorja e re nga Kosova, Blerta Neziraj, mbas tri shfaqjeve të suksesshme ndërkombëtare, sjellë sërish para publikut një shfaqje provokative, me këngë e vallëzim të mrekullueshëm, ku 5 aktorë të rinjë të shkathët rrëfejnë, pa pardon, histori të vogla, komike e tragjike, por para së gjithash, histori grash në sallon bukurie (e ç’lidhje ka që këto histori janë shkruar nga një autor mashkull!!).

 

***
“Këto katër gra bëjnë depilim dhe forma të tjera të torturës kozmetike derisa llafosin rreth dashurisë në jetët e tyre. Metafora e sallonit të bukurisë, shtesë e kësaj bote të shtirjes, ku zbukurimi shpeshherë ka të bëjë me fshehjen - ndaj vetes dhe tjetrit – përdoret për ta bërë këtë të botë post-luftës të mundshme dhe të jetueshme. Dhe prapa një titulli mjaft provokativ - gjë që përmban në vete njëlloj oksimoroni (kundërshtie) – që shndërron, thënë kushtimisht, përbërësit e një kokteji eksplodues, në fjalë të tjera drama reflekton me humor dhe me imagjinatë shkëputjen e ish-Jugosllavisë.. (Gilles Boulan, Le Billet des Auteurs de Théâtre, Paris)
***
“Kjo që Zonjën Plakë nuk ka kush ta dëgjojë i gjason papërballueshëm atyre vargjeve të Martin Niemöller-it (Nimler), në kohën e konsolidimit të nacional-socializmit në Gjermani, me të cilat ai tregon se si nazistët së pari i morën qifutët, pastaj komunistët, pastaj sindikalistët, dhe ai nuk i kundërshtoj sepse nuk ishte as qifut, as komunist e as sindikalist; por, kur nazistët erdhën ta marrin edhe atë, s'kishte më kush ta dëgjojë e as të reagojë. A nuk ishte kështu? Në muret e dhomave dhe zyreve tona, që nga vitet nëntëdhjeta, këtë poezi të Nimlerit ne e mbanin si përkujtim për fatkeqësitë që do të mund të ndodhnin, dhe pastaj ato, mynxyrat, fatkeqësia, lufta, dhuna, të gjitha këto ndodhën, të gjitha këto i kaluam, dhe sot jemi këtu, dhe prapë, në kontekstin e rrethanave dhe ndodhive të sotme, po i citojmë vargjet e kësaj poezie. […]Tani që «ka ndodhur paqja», gjithkund përreth nesh shohim salonet e zbukurimeve në të cilat zhvillohen bisedat për thonjtë dhe frizurat, dhe ku «prodhohen» «bukuroshet e natës», që pastaj i zbardh mëngjesi. Në të gjitha qytetet tona prodhimi më masiv është ai i zbukurimeve, dhe kjo si pasojë e mbizotërimit të tregtisë ndaj prodhimit. Në qytetet tona i huaji sheh progresin dhe demokracinë vetëm në bazë të butikëve të shumtë që janë hapur, e ku shiten mallrat e markave botërore, në gjuhën angleze, e ku ka gabime në shkrim, por sheh edhe kuzhinën e mirë, restorantet, kafiteritë, argëtimin... [Borka Pavićevič, theater critic, Belgrade]

***
“Katër gra jan mbyllur në një spital psikiatrik, të cilin imagjinata e tyre e përbashkët e ka transformuar në institut të bukurisë dhe ku fjalët e dashurisë i dominojnë ato të luftës, pa i fshehur plotësisht gjurmët. Rëndësinë thelebësore autori ia ka dhënë personazhit të një zonje të moshuar, e cila e ka të vështirë ta rrëfejë historinë e saj (për shkak se ndoshta është aq e pabesueshme). Zonja Plakë rregullon jetën e përbashkët të këtyre grave në këtë institut imagjinar të bukurisë. Kjo sygjeron vështirësinë e krijimit të një memorie për ngjarjet e këqija të cilat shkojnë përtejt fjalëve dhe për imagjinatën që bëhet shpëtimtarja e domosdoshme.” (David LarreAu Poulailler, , Paris)