arkiva

Edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë – Polip

10-12 Maj

Prej datës 10 deri me datën 12 maj, kryeqyteti do të jetë nikoqir i edicionit të tretë të Festivalit Ndërkombëtarë të Letërsisë - Polip. Me temën "Letërsia e botërave të ndara" Polip-i i sivjetëm do të përmbajë lexime, punëtori dhe diskutime gjatë tre netëve sa do të zgjasë festivali. Qendra Multimedia nga Prishtina kë të vit bashkë organizon pë r herë të dytë Polip-in së bashku me organizatën kulturore BETON nga Beogradi. Festivali i Letërsisë, këtë vit do të hap dyert për më shumë se 30 autorë, artistë dhe shkrimtarë ndërkombëtarë të cilët do të prezantojnë punën e tyre krijuese dhe do të jenë të kyqur në shumë panele diskutimi që do të organizohen gjatë atyre ditë ve. Leximet dhe diskutimet gjatë Polip-it do t’u qëndrojnë besnik temës së këtij edicioni duke trajtuar cështjet e mundësive që i jep letërsia dhe sfidat me të cilat ballafaqohen shoqëritë dhe komunitetet që nuk komunikojnë apo sic quhen ndryshe "shoqëritë e ndara".Cfarë roli mund të ketë letërsia në shoqëritë e ndara nga lufta dhe konfliktet inter-etnike? Si mund të transformohet "heshtja e verbër" që ekziston mes komuniteteve të ndara në një dialog produktiv? Cfarë përgjegjësie merr letërsia në luftimin e pranisë së kanunit nacionalist letrar dhe sa guxim duhet për këtë?

Bashkë me netët letrare, publiku që do ia mësyjë Qendrës Multimedia gjatë dy netëve të festivalit do të ketë mundësi të shijojë performanca artistike, punëtori dhe koncerte. Hyrja për të gjitha ngjarjet e festivalit është falas.

Lokacioni: Qendra Multimedia Rr. Idriz Gjilani 7/9 – 1 Lagjja Dardania. Përballë Shkollës Fillore “Xhemajl Mustafa"
Kontakti: Nita Hasani 044 345 768

Për më shumë detaje rreth festivalit vizitoni webfaqen:www.polipfestival.wordpress.com