arkiva

PREMIERA E SHFAQJES: SHEMBJA E KULLËS SË AJFELIT

Me datë 26 Nëntor 2013, në ora 20.00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës në Prishtinë, Qendra Multimedia në bashkëpunim me Qendrën për Dekontanimin Kulturor (Beograd), Pushkunst / platformë artistike e pavarur (Milano), Kompaninë Collapse (Lyon) dhe Teatrin Kombëtar të Kosovës prezenton shfaqjen:
"Shembja e Kullës së Ajfelit" të autorit Jeton Neziraj.

Luajnë aktorët: Shengyl Ismaili, Adrian Morina, Ernest Malazogu dhe Armend Ismajli. Regjia: Blerta Neziraj; Koreografë: Violeta Vitanova, Stanislav Genadiev; Kukullat dhe Hijet: Clement Peretjatko; Kompozitor: Gabriele Marangoni; Dizajni I Skenës dhe Dritave: Nico de Rooij; Kostumografe: Marija Papucevska; Dramaturge: Borka Pavicevic.
Producent Ekzekutiv: Jeton Neziraj; Ass. e Produksionit: Johanna von Lenthe; Ass. Kostumografe: Marta Trendafilova; Ass. i Skenës dhe Dritave: Tim Vermeulen; Koordinator tereni: Ernest Zymberi; Teknik Skene: Skender Latifi

Kjo shfaqje është financuar nga projekti “Promovimi i shoqërisë demokratike“ (DSP) financuar nga Zyra Zvicrane për bashkëpunim në Kosovë (SCO – K) dhe menaxhuar nga Foncacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)
Mbështetur nga „Kultura për të gjith“. Projekt i EU – së i menaxhuar nga Zyra e Unionit Evropian në Kosovë. Bashkëfinancuar nga: Olof Palme International Center dhe Fondacioni i Kosovës për Shoqëri t ë Hapur.
Rreth shfaqjes:
Në një peizazh bashkëkohor urban, ne ndjekim historinë e pazakontë të një Evropian, i cili është rrëmbyer nga dy terrorist islamikë, për shkak se ai këmbëngulte në heqjen e burkas nga kokat e grave muslimane në Paris. Ndërkohë, sikur në ndonjë përrallë nga e kaluara, në një tregim paralel, një ushtar osman është urdhëruar nga Sulltani për të shpërndarë burkat grave të konvertuar në Ballkan. Shembja e Kullës Ajifelit është një alternativë për fiksimin e mediave mainstream ndaj burkave; shfaqja hapë diskursin mbi çështjen më thelbësore – të në të munduar; loja hapet diskursin mbi çështjen më thelbësore - të dijmë dhe të kuptojmë dramën e tjetrit.