arkiva

Halil Matoshi dialog me Bojan Krivokapic

Nesër (27 nëntor) nga ora 18:00, në Qendrën Multimedia, shkrimtari nga Serbia, Bojan Krivokapic, do të diskutoj për letërsinë dhe politikën me shkrimtarin e publicistin kosovar Halil Matoshi.
Bojan është artisti i rezidencës letrare „Prishtina nuk ka lum“ në Prishtinë që organizohet nga Qendra Multimedia, si pjesë e projektit “Neighbours”, i financuar nga EU.
Bojan Krivokapic është një aktivist kulturor dhe shkrimtar. Aktivizmin e tij dhe përvojën artistike e fitoi në dhomën e Teatrit të Muzikës Ogledalo dhe në Festivalin e Muzikës Aktuale Interzone. Bojan diplomoi në Universitetin e Novi Sadit, Fakulteti Filozofik, Departamenti i Letërsisë Krahasuese. Librat e botuar jane: "Lilith running, demons stumbling" (Trci Lilit, Zapinju demoni) - tregime te shkurta (Kikinda, Serbia, 2013), dhe "The Flight of the Cockroach" (Zoharov Let) - poezi te perziera (Stolac, Bosnia and Hercegovina, 2014). Poezite e tij jane te botuara ne disa antologji dhe revista letrare ne Serbi, Bosnje dhe Hercegovine, Kroaci dhe Slloveni.