arkiva

Thirrje për Aplikim "Prishtina nuk ka lum" 2015

 

Qendra Multimedia nga Prishtina, në bashkëpunim me TRADUKI-në dhe Goethe Institute fton shkrimtarë dhe përkthyes nga Evropa Juglindore (Sllovenia, Kroacia, Mali I Zi, Serbia, Rumania, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria dhe Maqedonia) dhe Gjermania, të aplikojnë në programin shkrimtarë në rezidencë “Prishtina nuk ka lum” në Prishtinë, Kosovë.
Afati i fundit për aplikim është 25 shkurt 2015.
Bursa banimi, secila me kohëzgjatje 4 javëshe, janë në dispozicion për prill, maj, qershor, shtator, tetor dhe nëntor 2015.
Bursa për shkrimtarët përfshinë një qëndrim një mujor në një apartmanet plotësisht të pajisur në Prishtinë, shpenzimet e udhëtimit dhe një pagë në vlerë prej 800 euro.
Aplikantët që kanë të drejtë në këtë bursë janë shkrimtarët trillues, poetët, eseistët, kolumnistët, përkthyesit dhe dramaturgët.
Aplikimi duhet të përfshijë:
• Biografi (në shqip, serbisht, anglisht apo edhe gjermanisht)
• Adresa e plotë (numri I telefonit dhe email adresa)
• Bibliografi (e punimeve kryesore të publikuara)
• Një përshkrim i shkurtë (max. gjysmë faqe) e projektit që do të ndërmerret gjatë qëndrimit një mujor në Prishtinë

 

Aplikacionet duhet të dërghohen në këtë email: residency@qendra.org.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, artistët do të shfrytëzojnë kohën e tyre për të punuar në projektet e tyre, si dhe për t’u njohur me jetën kulturore të kryeqytetit të Kosovës.
Të gjithë aplikantët do të informohen për vendimin e jurisë përmes email-it jo më vonë se 15 mars 2015.