arkiva

KEIN PROBLEM S’KA PROBLEM

Thirrje për aplikim për projektin kosovaro-zviceran “KEIN PROBLEM S’KA PROBLEM”, për të rinjë të moshës 16 – 21
Qendra Multimedia nga Prishtina (Kosovë), në bashkëpunim me Schlachthaus Theater nga Berni (Zvicër) janë duke realizuar projektin teatror “Kein Problem S’ka Problem” me të rinjë të moshës 16 deri 21 vjet.
Projekti do të realizohet në Prishtinë (4- 8 tetor 2015) dhe në Bern (9 – 25 Prill 2016).
Ne jemi duke kërkuar deri në 8 të rinjë entuziast që duan të përfshihen në këtë projekt interesant, i cili do të përfundoj me një shfaqje të përbashkët me 8 të rinjë nga Zvicra dhe do të jepet 7 herë radhazi në Bern, në Schlachthaus Theater.Të interesuarit për pjesmarrje nuk duhet domosdoshmërisht ndonjë përvojë të mëhershme në teatër.
Nëse ju intereson të jeni pjesë e këtij projekti, atëherë na shkruani në e-mail adresen: info@qendra.org ku bashkangjitni: numrin e telefonit, një biografi të shkurtër dhe një letër motivuese. Ata që do të përzgjedhen do të njoftohen me e-mail deri më së largu me datë 25 shtator 2015.
Afati për aplikim është 24 shtator 2015.