arkiva

Ah Ahilej, muzikë innovative me elemente tradicionale dhe mesazhe që ja vlen të konsiderohen

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë me bendin nga Serbia, Ah Ahilej I cili do të performojë në edicionin e 6të të Festivalit të Letërsisë, polip me datën 13 maj 2016!
Me muzikë të lehtë me piano dhe me efektet e zërit të zogjve, Ah Ahilej në këngën e tyre “Low Life” I këndon politikës dhe bën shaka me të. Kjo përzierje e bën bendin Ah Ahilej më humoristik në kuptimin politik që thyen kufinjtë kontekstual. Ah Ahilej me anëtarët Gjorgje Brankoviq, Aleksandra Kovaqeviq dhe Dragan Novkoviq, kanë qenë aktiv që nga viti 1999. Pas suksesit në polip tre vjet më parë, Ah Ahilej do ta shpërndajë prapë muzikën e tyre innovative dhe tesktet e tyre që do t’ju bëjnë ta keni në konsideratë jetën e përditshme në Ballkan. Edhe për ata që nuk e kuptojnë gjuhën serbe, do të jetë një kënaqësi t’I dëgjojmë këto eksperimente ritmike.