upcoming

Qendra Sociale Edukative në Dubravë

Në Qendrën Sociale Edukative në Dubravë, me datë 20.06 2013 (e enjte) do të bëhet prezantimi i skenave të Forum Teatrit me temë: Trashëgimia kulturore, kthimi i të zhvendosurve dhe dhuna në familje. Prezantimet do të nisin nga ora 15:00. Ky projekt financohet nga Olof Palme International Center. Skenat do të luhen nga aktorët: Anisa Ismajli, Muhamed Arifi dhe Shqipe Gashi. Debati do të moderohet nga Halil Matoshi.

Seritë e forum teatreve që trajtojnë temat lidhur me rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore, kthimit të të zhvendosurve dhe dhunës në familje do të ndalojnë të premten 21.06.2013 në Prizren në objektin e Beledijes duke filluar nga ora 10:30. Pas prezantimit të skenave do të pasojë debati me të pranishmit. Skenat do të luhen nga aktorët: Anisa Ismajli, Muhamed Arifi dhe Shqipe Gashi. Debati do të moderohet nga Halil Matoshi. Ky projekt financohet nga Olof Palme International Center.

Në Qendrën Korrektuese në Lipjan, të hënën me 24.06.2013 nga ora 14:00 do të bëhet prezantimi i forum teatreve me temat si: ruajtja e trashegimisë kulturore, kthimi i të zhvendosurve dhe dhuna në familje. Pas cdo prezantimi do të pasojë debati me të pranishmit I cili do të udhëhiqet nga Halil Matoshi. Aktorët që do të përformojnë janë: Anisa Ismajli, Kujtim Pacaku, Muhamed Arifi dhe Shqipe Gashi. Projekti i Forum Teatrit mbështetet nga Olof Palme International Center.