Kosovo Theatre Showcase është ngjarje vjetore e teatrit e cila çdo vit mbledh në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës programues festivalesh, kritikë e profesionistë të tjerë të teatrit. Para publikut shfaqen rreth 10 shfaqje e performanca teatrore nga Kosova, dhe rreth 5 të tjera nga rajoni dhe Evropa në një program përcjellës të ‘shfaqjeve mysafire’.

E kuruar nga Qendra Multimedia dhe e organizuar në bashkëpunim me teatro e asociacione të tjera teatrore, kjo platformë skenike synon që për çdo vit të sjellë disa nga krijimet më mbresëlënëse dhe të arrira të teatrit në Kosovë. Mysafirët e showcase-it, përpos që njihen për së afërmi me shfaqje të prodhuara në Kosovë një vend me një nga skenat më vitale e vibrante në Ballkan ― kanë mundësinë edhe të ndërveprojnë me krijuesit vendorë të teatrit përmes diskutimeve, paneleve e programeve përcjellëse.

Kosovo Theatre Showcase sepse skena e plakur teatrore evropiane ka nevojë për teatrin e rilindur të Kosovës. Ne po vijmë!

 

Latest Posts