“Kultura për ndryshim”, është projekt tre vjeçar i financuar nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe i implementuar nga Qendra Multimedia me Institutin Goethe.
Projekti synon të përkrahë organizatat kulturore dhe bibliotekat publike nëpër Kosovë, duke ofruar ndihmë të drejtpërdrejt financiare në aktivitete kulturore dhe arsimore. Një nga pikat strategjike të projektit përfshinë organizimi i aktiviteteve në pjesët më rurale të vendit, e jo veç në kryeqytet dhe qytete të tjera të mëdha të vendit. Në të njëjtën kohë, projekti ka për qëllim të mundësojë pëfshirjen në aktivitetet kulturore të komuniteteve lokale nga të gjitha grupet etnike.
Nga nëngrantet dhe aktivitetet për ngritjen e kapaciteteve të këtij projekti, pritet të përfitojnë drejtpërdrejt rreth 40 organizata në Kosovë. Nga aktivitetet e rrjetëzmit dhe aktivitetet tjera të projektit, pritet të përfitojnë rreth 60 organizata dhe 400 operatorë kulturor. Projekti “Kultura për ndryshim”, synon të përfshijë rreth 400,000 qytetarë të Kosovës, duke i ekspozuar ata në aktivitete kulturore dhe duke trajtuar çështje të tjera shoqërore.