Filloi Festivali i Artit në Hapësirë Publike – HAPU

Sot në Prishtinë fillon Festivali i Artit në Hapësirë Publike – HAPU.

Në edicionin e katërt të festivalit që mbahet prej 19-21 korrik 2018, artistë vendorë dhe ndërkombëtarë do të performojnë veprat e tyre në sheshet e hapësirat publike të Prishtinës si dhe do të mbajnë punëtori arti për publikun. Më shumë informata mund të gjeni në web-faqen e festivalit: www.hapu.me. Ky festival mbështetet nga programi Kultura për ndryshim.

 

Programi Kultura për Ndryshim është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i implementuar nga Qendra Multimedia dhe Goethe-Institut