Donacion i librit në Pejë

Në kuadër të programit të dhurimit të librave, sot i dhuruam teatrit “Istref Begolli” në Pejë rreth 150 sosh, kryesisht drama të botuara nga Qendra Multimedia dhe partnerët e vet.
Poashtu, bibliotekës së qytetit “Azem Shkreli” i dhuruam rreth 250 libra të botuar nga Qendra Multimedia dhe partnerët e vet.
Programi i dhurimit të librave mbështetet nga Kultura për Ndryshim, i cili financohet e menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia dhe Goethe Institut.