Sot me 31 tetor 2018, në kuadër të projektit “Kutura për ndryshim” Qendra Multimedia organizoi një lexim dhe diskutim me shkrimtarin e mirënjohur Ibrahim Kadriu në shkollën “Esad Mekuli” në fshatin Cerravik në komunën e Klinës. Nxënës të gjeneratave te ndryshme patën mundësi të shtrojnë pyetje, të diskutojnë dhe të ndëgjojnë histori të shkrimtarit.
Gjithashtu, në kuadër të këtij aktiviteti u dhuruan 86 libra në vlerë prej 500 EUR për bibliotekën e shkollës.
Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit në Klinë, Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Klinë si dhe me drejtorinë e shkollës “Esat Mekuli”.
Programi Kultura për Ndryshim është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i implementuar nga Qendra Multimedia dhe Goethe-Institut.