Donacion i librit në Teatrin Kombëtar të Kosovës
          
             
         
         
         
          
Me datën 6 nëntor, kishim kënaqësinë t’i dhurojmë Teatrit Kombëtar të Kosovës mbi 400 ekzemplarë libra të botuar nga Qendra Multimedia dhe partnerët e vet. Ky dhurim vjen në vazhdën e punës së Qendrës për të mbështetur e pasuruar fondin e bibliotekave e teatrove publike lokale.
 
Falemnderit Kultplus për mbulimin e ngjarjes!
 
Dhurimi i librave është pjesë e programit Kultura për Ndryshim i cili menaxhohet e financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia e Goethe Institut.