Me 23 gusht 2018, në fshatin Gërnçar afër Prizrenit u mbajt Festivali Multietnik i Kulturës dhe Traditës, orgnizuar nga OJQ Plejada. Gjatë këtij festivali u ekspozouan veshjet tradicionale si dhe u paraqit program muzikor folkloristik i komuniteteve të këtij rajoni.
Kjo ngjarje mbështetet nga programi Kultura për ndryshim.
Programi Kultura për Ndryshim është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i implementuar nga Qendra Multimedia dhe Goethe-Institut