Nën braza të kohës

Edicioni i dytë i festivalit ndërkombëtar të artit “Nën braza të kohës” ka filluar më 8 korrik, 2019 në fshatrat Strellc i Poshtëm dhe Isniq të Deçanit. Rruga nga Strellci deri në Isniq është përshkuar me tekste, aksione e ekspozita të përbashkëta me 70 studentë, profesorë dhe artistë vendorë e ndërkombëtarë. Në kuadër të festivalit janë realizuar aktivitete të ndryshme si punëtori dhe lexime letrash dashurie të shkëmbyera dikur ndërmjet vetë banorëve të fshatërave.

Më shumë për festivalin: https://www.facebook.com/events/2353440188203474/

Ky edicion i festivalit është mbështetur nga programi “Kultura për ndryshim” që financohet e menaxhohet nga Bashkimi Evropian ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia e Goethe Institut.