Të premten më 16 tetor është mbajtur punëtoria e parë për rrëfimtari me nxënësit e shkollës “Dëshmorët e kombit” në Kamenicë. Këto punëtori mëtojnë të nxisin kulturën e leximit tek nxënësit dhe të kuptojnë rëndësinë e të lexuarit në formësimin e tyre intelektual. Kjo seri e punëtorive zhvillohet në kuadër të aktiviteteve të programit Kultura për Ndryshim që financohet nga Bashkimi Evropian, menaxhohet nga Zyra e BE-së në Kosovë ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia e Goethe-Institut.