Thirrje për botime

Qendra Multimedia ka kënaqësinë të shpallë thirrjen për botime të zhanrit prozë e shkurtër dhe poezi për autorë nga Kosova. Në fazën përfundimtare, do të përzgjedhen tre deri në pesë libra për botim. Librat e përzgjedhur do të botohen nga Qendra Multimedia.

Kriteret:

1. Zhanri i krijimtarisë të jetë prozë ose poezi
2. Tekstet të mos jenë të botuara më herët
3. Aplikacioni të përfshijë dorëshkrimin (formati Word) dhe një biografi të autorit/es.

Afati i fundit për dorëzim të dorëshkrimeve: E enjte (10 shtator, 2020).

Dorëshkrimet duhet të dorëzohen në adresën [email protected] me subject: “[Emri i autorit/es] – Thirrje për botime”

Shënim: Për shkak të numrit të madh të aplikimeve për botime që zakonisht pranohen në adresën e Qendrës Multimedia, do ta kemi të pamundur t’i përgjigjemi secilit aplikues në lidhje me detajet e aplikimit të tyre