Titulli: Didarja
Autori: Mirosllava Mallesheviq
Viti i botimit: 2016
Botuesi: Qendra Multimedia
Përshkrimi: Ky libër ilustron një periudhë vlimesh të ashpra politike, përballjesh me të kaluarën e me veten, si shoqëri e si komb. I shkruar në veten e parë, rrëfimi i këtij libri nxit diskutimin për historiografinë, makro e mikro historinë, historinë gojore feministe, kujtesën kolektive, socializmin, feminizmit e patriarkatin si dhe marrëdhëniet ndër-etnike në periudhën e socializmit.
Për autorin: Mirosllava Mallesheviq (1956) është antropologe me focus të veçantë në çështjet e gruas dhe temat e antropologjisë politike. Është bashkëpunëtore dhe aktiviste e grupit feminist Gratë në të zeza nga Beogradi.