Mbi nji dekadë nji skenë letrare e krijueme në Prishtina nga Qendra Multimedia ka mirëpritë qindra poetë, dramaturgë, prozatorë, mizicientë dhe artistë tjerë të ndryshëm nga kultura, gjuhë e shtete të ndryshme të botës. Kjo skenë letrare, tash e mirënjohun si festivali ndërkombëtar letrar polip, arriti qysh në fillimet e veta të shihet si nji ndër paraqitjet ma të mëdhaja letrare në Kosovë.
Çka filloi si nji ngjarje relativisht modeste në nji podrum të errët të përshtatun në teatër nga Qendra Multimedia, u ba shum shpejt burim i dritës për shum shkrimtarë, veçanërisht talent të rinj, por edhe për mijëra njerëz që vizituen organizimet e ndryshme letrare të programit të polip-it, ndër vite. Edicionet e fundit të polip-it janë organizu në bashkëpunim me dy organizata kulturore nga Beogradi, fillimisht me ‘Beton’, dhe ma vonë edhe me ‘Komuna LINKS’.
Zhvillimet e organizimit të polip-it ndër vite janë portretu në këtë monografi nga Tripney me nji gjuhë të qartë dhe piktoreske. Monografia, gjithashtu, përfshinë fotografi të shumta që dokumentojnë edicionet e ndryshme të polip-it. Libri i Tripney e trajton zhvillimin e polip-it ndër vite si nji rrugëtim që na ofron kandvështrime të sfidave që kishte ky festival, por edhe potencialet e dëshmueme të kapërcimeve të tyne dhe të rritjes së festivalit si ngjarje kulturore ndërkombëtare përgjatë nji periudhe perj 13 viteve.
Libri bazohet në intervsita të shumta me shkrimtarë vendorë dhe ndërkombëtarë, dhe me organizatorët e polip-it. Bazu në këto intervista libri paraqet kandvështrimet dhe përvojat e shhkrimtarëve me polip-in si dhe idetë e shqetësimet e tyne për sfidat dhe mundësitë e skenës letrare në Kosovë. Për ma shum, libri tematizon kandvështrimet e shkrimtarëve të intervistuem mbi rolin e festivaleve ndërkombëtare dhe përkthimin letrar si munndësi të përkrahjes së artit dhe letërsisë. Libri i Tripney, në vetvete tani pjesë artistike e rrugëtimit të polip-it, gjithashtu, nxitë pytje të reja rreth artit dhe letërsisë si mjete për me sfidu dhe formësu ndryshime shoqnore.
Autore: Natasha Tripney
Libri asht shkrujtë dhe botu në origjinal në anglisht.
Përmban gjithsejt 270 faqe
Botues: Qendra Multimedia, 2023