Premiera: Dhjetor 2013 / Teatri Kombëtar i Kosovës (Prishtinë)
Nga: Jeton Neziraj / Regjia: Blerta Neziraj / Aktorët: Adrian Morina, Ernest Malazogu, Shengyl Ismaili, Armend Ismajli / Koreografët: Violeta Vitanova dhe Stanislav Genadiev / Hijet dhe kukullat: Clément Peretjatko / Kompozitor: Gabriele Marangoni / Skenografia dhe dizajni i dritave: Nico de Rooij / Kostumet: Marija Papucevska / Dramaturge: Borka Pavićević / Producent ekzekutiv: Jeton Neziraj / Asistente e produksionit: Johanna von Lenthe / Asistente e dizajnit të kostumeve: Marta Trendafilova / Koordinator i turneut: Ernest Zymberi / Teknik i skenës: Skender Latifi / Prodhuar nga: Qendra Multimedia (Prishtinë) / Në bashkëpunim me: Qendra për Decontaminim Kulturor (Beograd), Pushkunst / platformë e pavarur artistike (Milan), Compagnie Collapse (Lyon), Teatri Kombëtar i Kosovës (Prishtinë).
Në një peizazh bashkëkohor urban, ndjekim historinë e çuditshme të një europiani, i cili rrëmbehet nga dy terroristë islamikë sepse ai këmbëngul që t’u heqë burkat nga koka grave myslimane në Paris. Ndërkohë, si në një përrallë e së kaluarës, në një histori paralele, një ushtar osman merr urdhër nga Sulltani që t’u shpërndajë burka grave ballkanike të sapo-konvertuara. “Shkatërrimi i Kullës Eifel” është një alternativë ndaj fiksimit të mediave kryesore mbi burkën; shfaqja hap një diskurs mbi çështjen më thelbësore – të njohësh dhe të kuptosh dramën e tjetrit.
“Kjo shfaqje ka në thelb një histori dashurie të tmerrshme dhe përmban elemente përrallore. Satira politike vihet përballë motiveve të ndryshme poetike. José është një pasardhës i Orfeut; edhe ai e humb gruan e tij duke e parë. Një figurë si fantazmë e quajtur ‘Osmani i Ri’ endet në ëndrrat e Aishës – një ushtar i shekullit XIX i sulltanit osman Abdul Hamid II, misioni i të cilit është t’i mbulojë gratë e Evropës.”
“Dy fate paralele ku temat e dashurisë fizike, lakuriqësisë dhe fesë myslimane ndërthuren së bashku. Në këtë shtohet edhe një element humoristik: ndërtimi dhe më pas shembja e një Kulle Eiffel miniaturë të bërë nga shkrepset, një përfaqësim simbolik i një sulmi të projektuar terrorist. Një tekst i gëzueshëm ku gjenden skena burleske, si ajo ku dy terroristët e paraqitur si xhihadistë qesharakë ndërpresin një shfaqje teatrore, skena shumë më të rënda si një episod torture në Pakistan, monologje të grave mbi mbajtjen e velit, si dhe rrëfimi më i butë i Osmanit kur takon Marian dhe zbulon dashurinë.”