arkiva

Teatret e Forumit

Qendra Multimedia ka realizuar gjatë muajit maj dhe qershor ciklin e parë të teatrit të forumit me temën “Dhuna mes cifteve adoleshente” në kuadër të projektit me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore , i cili financohet nga Komisioni Evropian. Gjatë këtij cikli janë dhënë 10 prezantime në disa kryeqendra të Kosovës si: Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Mitrovicë, Kacanik etj. Skenat e forumit kanë targetuar të rinjtë e shkollave të mesme të Kosovës. Mbi 450 nxënës kanë parë skenat e teatrit të forumit të shkruara nga Jeton Neziraj e të përgatitura nën regjinë e Blerta Rrustemit.

Në skenat e forumit luajnë aktorët: Anisa Ismajli, Kujtim Paqaku, Muhamed Arifi dhe Shqipe Gashi. Moderimi i debateve që kanë pasuar prezantimet e skenave të teatrit të forumit është bërë ngë Halil Matoshi.