arkiva

“Peer Gynti nga Kosova” në Prishtinë dhe Wiesbaden

Nesër (11 dhjetor), në orën 17:00, në Qendrën Multimedia, do të bëhet leximi publik i dramës “Peer Gynti nga Kosova” të autorit Jeton Neziraj.
Leximi i paraprinë produksionit të plotë të kësaj drame, që do të pasoj në fillim të vitit 2014. Vec në Qendrën Multimedia, një lexim skenik do të organizohet edhe në Hessisches Staatstheater Wiesbaden, me datë 17 dhjetor, nga ora 18:00.
Për leximin nesër janë angazhuar aktorët: Besnik Krapi, Lyra Xhoci, Shqipe Gashi e Afrim Mucaj. Me aktorët ka punuar regjisorija Blerta Neziraj. Vec ekipës kosovare, nesër në këtë aktivitet do të jetë present edhe regjisori e dramaturgu gjerman Stefan Schletter.
Ky është një project që është mundësuar nga Goethe Institute.