arkiva

"Përgjimi i letërsisë" tema e edicionit të katërt të polip­it

Nga data 16 deri më 18 Maj, Qendra Multimedia në Prishtinë, do të jetë vatër e
përgjimeve. Përgjimeve të letërsisë

Kjo do të jetë tema e edicionit të katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë polip i
cili do të hapet mbrëmjen e 16 Majit dhe do të zgjasë deri më 18 Maj.
Edhe këtë vit Festivali do të bashkojë shkrimtarë të shumtë që vijnë nga shtetet e ish­
Jugosllavisë e më gjërë si Shqipëria, Ukraina, Greqia, Maqedonia, Bullgaria dhe
Rumania.
Festivali do të nisë me panelin "Përgjimi i literaturës" në kuadër të të cilit do të bëhet
edhe promovimi i librit "Ëndrra për dashurinë dhe vdekjen" i autorit serb Filip David i
përkthyer në shqip nga Smajl Smaka. Gjithsej katër panele do të karakterizojnë
këtë edicion të polip­it me tema si: "what can not be translated", "Contemporary
literature, theater and the neë political realities in the other EU", "View on the
future:Cultural cooperation betëeen Prishtina and Belgrade 1989­- 2014"
Si pjesë kryesore e festivalit do të vazhdojnë të jenë leximet, të cilat natën e parë do
të nisin me autorë nga rajoni.
Ndër autorët që do të lexojnë në polip janë: Visar Zhiti, Shkelzen Maliqi, Filip David,
Smajl Smaka, Eli Krasniqi, Lisiana Demiraj, Andreas Flourakis etj.
Si cdo vit tjeter edhe kete vit, cdo mbremjë e polip­it do të përmbyllet me muzikë.
Edona Reshitaj dhe Ana Curcin&Stray Dog do të përmbyllin netët poetike.
 

Këtu mund të gjeni programin e festivalit: http://polipfestival.wordpress.com/program/