arkiva

një shfaqje teatri me 4 aktorë me disa derra me disa lopë me disa kuaj me një kryeministër me një milka e me disa inspektorë vendës e ndërkombëtarë

E shkruar nga një cinik kosovar


Premiera: 26 shtator, Teatri Kombëtar i Kosovës

27 Shtator, Teatri Kombëtar Eksperimental, Tiranë

 

Regjia: Blerta Neziraj
Aktorë: Shengyl Ismaili, Adrian Morina, Ernest Malazogu, Shpetim Selmani
Muzikantë: Art Lokaj (kitarë elektrike) Drin Tashi (bateri)
Muzika: Gabriele Marangoni
Koreografia: Adrienne Hart
Skenografia: Petra Veber
Kostumet: Vesa Kraja
Dizajni i dritave: Radomir Stamenkovic


THERTORJA ‘TONI BLAIR’ NË PRISHTINË
Mbas daljes tragjikomike të Britanisë së Madhe nga BE, vendi i ngelur bosh duhet të plotësohet shpejt, përndryshe BE do të mund shkatërrohet.
Evropa ka kthyer sytë nga Kosova, e cila papritur gjendet para një mundësie historike të cilën ajo medoemos dëshiron ta shfrytëzojë. Por, siç ngjan zakonisht, ekziston edhe një sfidë e madhe. Pos Kosovës, mundësinë për të hyrë në BE e ka edhe Serbia.

Njerëz dhe kafshë në Kosovë mobilizohen t’i plotësojnë më mirë dhe më shpejtë se sa Serbia standardet që Evropa ka vënë si kusht.

Dokumenti bazë i EU-së, që u dorëzohet autoriteteve kosovare, quhet Kosova dhe 3,000 rregullat e lehta të rrugës evropiane.

Thertorja Tony Blair në Prishtinë, nga tash e tutje, duhet të fillojë të shesë mish me cilësi dhe prejardhje të kontrolluar. Në përpjekjen e tyre për të plotësuar këtë kusht, pronarët e thertores bëjnë një udhëtim kafkian nëpër administratën qeveritare, duke pasur të bëjnë me burokratë e zyrtarë halabakë e të korruptuar. Madje, në kopshtin zoologjik të Shkupit, atyre u duhet të vjedhin edhe një gjirafë për Kryeministrin e Kosovës, të cilin ai e ha për ditëlindjen e tij.

Dhe derisa njerëzit e shtetit të ri angazhohen me naivitet në këtë sfidë të re, bota orvelliane e kafshëve mobilizohet dhe dëshiron ta shfrytëzojë këtë momentum politik për të adresuar e artikuluar kërkesat e tyre për therje më të dinjitetshme.

E shkruar nga një cinik vendas, kjo shfaqje teatri është një panoramë tragjikomike e realitetit të tanishëm kosovar dhe atij evropian. Aspirata e sinqertë e kosovarëve për në BE konfrontohet, në njërën anë, me rregullat e kërkesat e koklavitura dhe qesharake evropiane dhe, në anën tjetër, me hilen e burokratëve për t’i bërë gjërat ‘të duken ok vetëm në letër’.

Ass. regjisore: Enkeleda Arifi
Menaxhere skene: Lendita Idrizi
Ass. e produksionit: Sophia Sinani
Udhëheqës teknik: Denis Berisha
Dritat: Mursel Bekteshi, Denis Berisha
Teksti: Jeton Neziraj

Prodhuar nga Qendra Multimedia, Prishtinë / www.qendra.org
Kontakt: info@qendra.org

Financuar nga:
Olof Palme International Center, Culture for All – phase III, Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës.

Qendra Multimedia mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian ne Kosove