Kultura për ndryshim – Raporti dhe manuali

Raport hulumtimi mbi skenën kulturore të Kosovës

Ky dokument që është hartuar nga dy ekspertë ndërkombëtarë në kuadër të programit Kultura për Ndryshim përmbledh informata të rëndësishme mbi skenën kulturore të Kosovës. Përveç intervistave me rreth 27 drejtues të organizatave kulturore e artistë vendorë, ky hulumtim përshkruan gjendjen aktuale dhe sfidat kyçe me të cilat ballafaqohet skena e pavarur dhe institucionet kulturore të Kosovës. Në saje të gjetjeve që janë bërë, autorët e këtij hulumtimi kanë dhënë edhe rekomandimet e tyre për hapat që duhet ndërmarrë për zhvillimin e rritjen e skenës kulturore të Kosovës.

Culture for Change_Raport hulumtimi_Research report_Izvestaj istrazivanja

Manual për zhvillim strategjik 

Ky manual që u krijua në kuadër të programit Kultura për Ndryshim përfshin fushat kryesore që iniciativat kulturore duhet të marrin në konsideratë gjatë punës së tyre, si planifikimi strategjik, mbledhja e fondeve si dhe komunikimi. Secili prej këtyre proceseve shpjegohet thjesht në këtë manual, me këshilla për hapa konkretë dhe gradualë që organizatat/nismat mund të ndërmarrin për tu përmirësuar në këto tre fusha. Ky manual është hartuar si një dokument hyrës, me këshilla praktike për iniciativat kulturore relativisht të papërvoja në planifikimin strategjik, duke u ndihmuar atyre të bëhen më të qëndrueshme dhe të orientuara drejt rezultateve.

Culture for Change – Manual for Strategic Development