Kultura për ndryshim shpall projektet fituese të Thirrjes 3

Thirrjes së 3-të për projekt propozime nga programi Kultura për Ndryshim për vitin 2020 i janë përgjigjur 95 organizata, institucione, grupe jo-formale e artistë individualë. Ekipi vlerësues i përbërë nga Jeton Neziraj, Arif Muharremi, Nadica Vasilevska (Goethe-Institut), Marija Chorbeva-Penoska (Goethe-Institut)  e Shpëtim Selmani kanë hartuar listën përfundimtare të projekteve fituese. Vlerësimet e projekteve juria i ka bazuar në kriteret e përcaktuara në pakon e “Thirrjes për aplikim” të programit Kultura për Ndryshim.
Në tërësi, në këtë cikël, janë shpërblyer 10 organizata e artistë individualë.

>> Bashkangjitur mund të gjeni listën e plotë të fituesve të Thirrjes së tretë për grante të programit Kultura për Ndryshim 2020.