Sot, me 6 korrik 2018 në kuadër të projektit Kultura për Ndryshim, Qendra Multimedia dorëzoi 61 libra në vlerë prej 364 EUR në bibliotekën komunale të Podujevës. Ky donacion i librave përmbante 24 tituj nga autorë vendorë dhe të huaj, duke përfshirë tituj nga Jeton Neziraj, Juri Hudolin, Sasa Ilic, Ballsor Hoxha, Arben Idrizi, Gregory Pardlo, Ralph Hamerthaler etj.
Për gjatë projektit Kultura për Ndryshim që zgjatë 3 vite, pritet të ketë rreth 20 donacione të librave nëpër biblioteka të Kosovës nëpër komuna më të skajshme dhe vende rurale. Kjo pjesë e projektit synon të zgjerojë numrin e titujve nëpër biblioteka, në mënyrë që lexuesit lokalë të kenë një llojllojshmëri më të madhe kur të vizitojnë bibliotekën.
Programi Kultura për Ndryshim është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i implementuar nga Qendra Multimedia dhe Goethe-Institut